Zhvillojmë platforma dhe faqe web për biznese në Shqipëri. Produkti ynë për hotele organizon kërkesat, porositë dhe komunikimin me mysafirët përmes një skanimi kodi QR.
Produkti ynë i gatshëm: kod QR në çdo dhomë, chat i përkthyer, room service me status, raportim problemesh me foto ose video dhe panel për stafin. Demoja është më poshtë.
Faqe prezantimi, dyqane online dhe panele administrimi, të përshtatura për biznesin tuaj dhe të hapshme në çdo telefon.
Majtas është telefoni i mysafirit, djathtas paneli i stafit ashtu siç hapet në laptop. Bëj një porosi në telefon dhe shiko si mbërrin te stafi. Pastaj ndrysho statusin nga paneli.
Mysafiri shkruan në gjuhën e tij dhe stafi lexon e përgjigjet në shqip. Mesazhet përkthehen automatikisht. Pyetjet e shpeshta marrin përgjigje të menjëhershme nga sistemi, para se stafi t'i shohë.
Mysafiri zgjedh nga menuja dhe sheh porosinë të kalojë nga "Pranuar" te "Në përgatitje", "Në rrugë" dhe "Dorëzuar". Merr njoftim në telefon për çdo ndryshim.
Mysafiri filmon deri në 10 sekonda në cilësi të mirë ose bën një foto, dhe stafi e shikon problemin qartë pa dalë nga paneli. Fotot dhe videot fshihen automatikisht.
Restorante, bare dhe plazhe të zgjedhura nga hoteli, me hartë dhe këshilla. Hoteli i ndryshon vetë, kur të dojë.
Hoteli ndryshon vetë Wi-Fi, menunë, orarët, njoftimet dhe rekomandimet, krijon kodet QR për dhomat dhe sheh çfarë kërkojnë më shumë mysafirët dhe sa është vlerësimi mesatar.
Kur mysafiri jep 4 ose 5 yje, i shfaqet butoni për të lënë të njëjtin vlerësim në Google. Vlerësimet e ulëta mbeten private te hoteli.
Çdo dhomë ka çelësin e vet në kodin QR, kështu që askush tjetër nuk i lexon bisedat. Sesioni skadon çdo ditë në 11:00 dhe mesazhet e ditës së kaluar fshihen.
Na tregoni për biznesin tuaj dhe ju tregojmë çfarë mund të bëjmë, me një demo me emrin e hotelit tuaj.